6 të vdekur nga cikloni “Oscar” në Kuba, mijëra banorë pa energji elektrike

5 hours ago 22

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur pasi cikloni Oscar gofiti Kubën, ku mijëra banorë, kryesisht në lindje dhe perëndim, janë ende pa energji elektrike, katër ditë pasi sistemi i prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë u dëmtua për shkak të një sërë defektesh.

“Fatkeqësisht, sipas informacioneve paraprake, gjashtë jetë njerëzish janë humbur në komunitetin e San Antonio del Sur”, në provincën e Guantanamos (lindje), tha presidenti Miguel Diaz-Canel gjatë një fjalimi të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.

Jashtë komunitetit të San Antonio del Sur, Imias, në të njëjtën provincë, në skajin lindor të ishullit, u godit rëndë. Kishte “përmbytje të një niveli që nuk ishin regjistruar kurrë historikisht”, shtoi ai.

Cikloni Oscar, i cili mbërriti natën e së dielës mbi tokë me erëra të forta deri në 130 kilometra në orë, më vonë u zvogëlua në një stuhi tropikale dhe më në fund u largua nga territori kuban të hënën mbrëma.

“Qendra e stuhisë tropikale Oscar u largua nga territori kuban dhe ndodhet në zonën detare në veri të provincës Holguín” (lindje), njoftoi Instituti Meteorologjik Kuban (INSMET) në buletinin e tij të fundit të urgjencës dje. /vizionplus.tv

Read Entire Article