Liban, ndërtesa 11-katëshe shembet nga sulm izraelit me raketa në Bejrut

3 hours ago 19

Rrethinat jugore të Bejrutit, në Liban, të cilat konsiderohen si bastion i Hezbollahut, u vunë sërish në shënjestër të ushtrisë izraelite.

Një zëdhënës i Hezbollahut u detyrua të ndërpresë një konferencë për shtyp në vazhdim, pasi ushtria izraelite urdhëroi evakuimin e zonës dhe ndodhi një sulm me raketë, i cili rezultoi në shembjen e një ndërtese 11-katëshe.

Teksa u largua nga vendi i ngjarjes, zyrtari për shtyp i Hezbollahut, Mohammad Afif tha se nuk do të kishte negociata derisa luftimet vazhdojnë.

“Ne nuk kemi frikë nga bombardimet, as kërcënimet. Vullneti ynë është i fortë dhe vendosmëria jonë po ashtu.”.

Sipas agjencisë libaneze të lajmeve ANI, rrethi Gobeiri u godit tre herë dhe një ndërtesë u shkatërrua plotësisht.

Një video që është shpërndarë gjerësisht në internet, por ende nuk është verifikuar si autentike, tregon momentin kur një ndërtesë 11-katëshe shembet pasi u godit nga një raketë.

Këto sulme erdhën një ditë pasi një sulm izraelit vrau 18 persona, përfshirë një fëmijë, në zonën e spitalit Rafik Hariri.

Rrethinat jugore të Bejrutit, një zonë me popullsi të dendur, janë pothuajse të shkreta. Banorët u detyruan të largoheshin pasi bombardimet izraelite filluan më 23 shtator./vizionplus.tv

Read Entire Article