Sulmohet gjatë natës shtëpia e kreut të Gjykatës së Lartë, plagoset polici grek

4 months ago 20

Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar pak pas mesnate shtëpinë e kreut të Gjykatës së Lartë, e vendosur në një zonë rezidenciale të Athinës.

Agresorët kanë hedhur sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të banesës duke lënduar një efektiv policie që ishte në shërbim dhe shkatërruar makinën e patrullës.

Efektivi i lënduar mori plagë në duar dhe fytyrë dhe u dërgua me urgjencë në spital, teksa autorët e këtij sulmi u larguan në drejtim të paditur.

Deri në këto momente nuk ka asnjë person të dyshuar për këtë ngjarje, apo arsyet e sulmit ndaj shtëpisë së kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis reagoi menjëherë për këtë ngjarje dhe kërkoi që autorët të vendosen sa më shpejt përpara drejtësisë.

“Dënojmë pa mëdyshje aktin kriminal të sulmit me molotov në shtëpinë e kryetarit të Gjykatës së Lartë, ku u plagos edhe një polic. Republika jonë dhe shtyllat e saj, si Gjyqësori dhe zyrtarët e saj, nuk janë të frikësuar. Arrestimi i menjëhershëm i autorëve është prioritet absolut i autoriteteve.  Policit të plagosur i urojmë shërim të shpejtë”, tha ai.

/a.r

Read Entire Article