Një prift italian i antimafias, i cili ka luftuar prej vitesh kundër krimit dhe trafikut të drogës në Romë, i është nënshtruar një “sulmi të dhunshëm mafioz” në kryeqytetin e vendit.
Don Antonio Coluccia, 49 vjeç, i cili jeton nën mbrojtje gjatë gjithë ditës për shkak të kërcënimeve të shumta nga organizatat kriminale, thuhet se u sulmua të dielën mbrëma me shkopinj duri, shishe qelqi dhe të tjera sende të forta në lagjen Quarticciolo, të kryeqytetit, ku ai drejtonte një marshim anti-krimit.
“Koha juaj po mbaron, ne do t’ju vrasim,” thuhet të ketë bërtitur dikush nga një dritare ndërsa sulmi ndodhi në rrugën më poshtë./vizionplus.tv