Surpriza pafund, Sylvinho zbulon lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e Nations League

2 months ago 38

Trajneri i Kombëtares Sylvinho ka publikuar sot listën me 24 lojtarë të grumbulluar për dy ndeshjet e Nations League, ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Thomas Strakosha, Alen Sherri dhe Simon Simoni janë 3 portierët, siç raporton A2.

Në mbrojtje rikthehet futbollisti i Partizanit, Andi Hadroj. Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e prapavijës janë Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Enea Mihaj.

Surpriza pafund, Sylvinho zbulon lojtarët e grumbulluar për dy

Në repartin e mesfushës dhe të sulmit ka dy risi. Trajneri i kuqezinjve ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtare mesfushorin Sebastjan Spahiu dhe sulmuesin Agim Zeka. Të dy futbollistët më parë kanë qenë pjesë e Shqipërisë U-21. Spahiu aktivizohet në Iran me skuadrën e Mes Rafsanjan, ndërsa Zeka aktivizohet me Partizanin.

Pjesa tjetër e lojtarëve që përbëjnë repartin e mesfushës dhe të sulmit janë Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani, Rey Manaj, Armando Broja dhe Taulant Seferi.

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 2 shtator.

Të premten, kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë, aty ky më 7 shtator do të luhet ndeshja e parë në Grupin B1 të Nations League ndaj Ukrainës, në stadiumin “Epet Arena”, në orën 20:45.

Tre ditë më pas më 10 shtator, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

/a.r

Read Entire Article