Të dehur në timon dhe pa rrip sigurimi, 2 shoferë të arrestuar në Tiranë

5 months ago 19
Reklamë

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar në Tiranë, pasi tentuan që t’i jepnin rryshfet efektivëve të Rrugores.

Policia e Tiranës bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit dy shtetas janë arrestuar përkatësisht shtetasi me iniciale, S.B 20 vjeç, i cili u konstatua pa vendosur rripin e sigurisë, si dhe shtetasi O.D 40 vjeç i cili u konstatua nën ndikimin e alkoolit.

Të kapur në shkelje këta shtetas kanë tentuar t’i ofrojn punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet.

“Shkon në 38 numri i personave të arrestuar “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë. Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112”, njofton policia./vizionplus.tv/

Read Entire Article