Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e një jave punë. Si pasojë e kontrolleve të shtuara rrugore, janë arrestuar 28 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtim mjeti në gjendje të dehur apo nën ndikimin e lëndëve narkotike. Në total janë vendosur 12,122 masa administrative.
Arrestime dhe procedime penale:
- 17 persona u arrestuan për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.
- 6 të dehur u arrestuan për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
- 2 u arrestuan për drejtim mjeti pa leje drejtimi
- 2 për drejtim mjeti nën ndikimin e lëndëve narkotike.
- 1 për shkelje të rregullave te qarkullimit, që rezultoi në aksident.
- 6 u proceduan për korupsion aktiv ndaj funksionarëve publikë.
Masat administrative:
- Gjithsej 12,122 masa administrative u vendosën këtë javë.
- 74 për xhama të zinj.
- 741 për shpejtësi mbi limitet e lejuara.
- 343 për parakalime të gabuara.
- 356 për përdorim celulari gjatë drejtimit.
- 703 për mosvendosje të rripit të sigurimit.
- 435 për mosvendosje të kaskës.
- 556 për mosdhënie përparësie këmbësorëve.
- 37 për mosrespektim të ndalesës “Stop”.
- 95 për sjellje të gabuar të këmbësorëve në rrugë.
- 7,744 për qëndrim të gabuar.
- 1,078 të ndryshme.
- 63 masa administrative parashikuan pezullim të lejedrejtimit, me opsion konvertimi në gjobë të dyfishtë.
Bllokime të automjeteve:
- 30 automjete u bllokuan:
- 2 me targa të huaja për verifikim të trafiqeve të paligjshme.
- 10 për detyrime të palikuiduara.
- 4 për mungesë dokumentacioni.
- 14 u spostuan me mjet ngritës.