“Të shkatërruar”, reagimi i parë nga familja e Liam Payne pas vdekjes tragjike

16 hours ago 23

Familja e Liam Payne ka thënë se janë “të shkatërruar” nga vdekja tragjike e këngëtarit në moshën 31-vjeçare.

Ish-ylli i One Direction ka rënë nga kati i tretë i hotelit Casa Sur Palmero në Argjentinë.

Duke folur nga shtëpia e tyre familjare në Wolverhampton, një anëtar i familjes i tha DailyMail: “Ne jemi absolutisht të shkatërruar nga lajmi”.

Motrat më të mëdha të Payne, Nicola dhe Ruth, mbërritën në shtëpinë Codsall herët këtë mëngjes që të mblidhej e gjithë familja.

La Nación raporton se para incidentit, stafi i “Hotel Casa Sur” thirri policinë për të denoncuar “një burrë agresiv që mund të ishte nën ndikimin e drogës ose alkoolit”.

Liam Payne’s ‘devastated’ family break silence after tragic death of One Direction star aged 31 https://t.co/OGBQyIEUph

— Daily Mail Australia (@DailyMailAU) October 17, 2024

Rrethanat e sakta në të cilat ndodhi ngjarja tragjike po hetohet.

Sipas mediave argjentinase, Payne ishte në Buenos Aires për të ndjekur koncertin e Niall Horan, me të cilin ishte në One Direction./vizionplus.tv

Read Entire Article