Një ngjaje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Zëdhënësi i Policisë së prizërenit, Vesel Gashi ka deklaruar se dy persona janë plagosur, njëri me armë dhe tjetri me mjete të forta.
“Në këtë incident janë të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta dhe të njëjtit janë dërguanë Spitalin Rajonal të Prizrenit”, ka dekalruar zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40, ndërsa autorët e dyshuar të cilët janë në kërkim janë të njohur për Policinë e Kosovës.