Teli nxjerr “zbuluar” Elian: Kam qenë dëshmitar i komunikimit të saj histerik, ka dhunuar vazhdimisht Princin me gjuhë vulgare

7 months ago 55

Ish-shefi për Marrëdhëniet me Publikun në Pallatin Mbretëror, ka bërë një deklaratë të fortë në studion e “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.

Ndërsa ka komentuar sherrin e mes Elia Zaharias dhe Princ lekës, ai tha se kjo nuk është hera e parë.

Ai ka akuzuar Elian si person të dhunshëm dhe histerik, duke thënë se shpesh ajo ka përdorur fjalor vulgar dhe fyes në drejtim të Princit për vite me radhë.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Është regjistruar si provë nga Princi?

Erion Teli: Historia me Elia Zaharian nuk është e para, komunikimi i saj me Princin është shumë i rëndë. Kemi qenë dëshmitarë të komunikimit të saj histerik. Princi ka qenë koshient që mund të ndodhte diçka e tillë, jam krenar që Princi nuk ra në grackë.

Brikena Prifti: Ka patur situata të tjera më herët?

Erion Teli: Tensioni nga familja Zaharia ka qenë në mënyrë të vazhdueshme.

Brikena Prifti: Ka një ekspertizë mjeko-ligjore e cila thotë se Elia është dhunuar?

Erion Teli: Kjo është një tjetër gjë, mu duk një aktrim i dobët i zonjës Zaharia. Ishte dëshpëruese nga ana ime. Dhuna është përdorur nga zoti Zahari. Në momentin që Elia sulmon princin,. Gjergj Zaharia e godet me shandan, por fatmirësisht princi ka ditur të vetëmbrohet. KA shenja të dhunës në trup, të shkaktuara nga zoti Zaharia.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article