Temperaturat nën zero në disa zona të vendit, porbleme me qarkullimin në juglindje

8 months ago 35
Reklamë

Ulja e temperaturave ka sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve në zonat malore të juglindjes së vendit.

Për shkak të uljes së temperaturave dhe trashësisë së dëborës, nga Voskopoja në njësinë administrative Lekas kalohet vetëm me mjete fuoristradë, ndërkohë që probleme në qarkullim ka në të gjitha fshatrat e kësaj njësie administrative.

Gjithashtu kalimi është tejet i vështirë edhe nga qendra e njësisë administrative Dardhas në bashkinë e Pogradecit në drejtim të 5 fshatrave malorë të kësaj njësie.

Me probleme qarkullimi paraqitet edhe në aksin rrugor Shtyllë-Panarit në veçanti në majë të Mashkullorës, aty ku trashësia e borës është e madhe dhe prania e akullit e bën të vështirë qarkullimin.

Mëngjesin e sotëm në segmente të caktuara rruge për shkak të akullit ka pasur vështirësi edhe në rrugën e Dardhës, Voskopojës dhe Qafë Qarrit, por firmat kontraktore kanë ndërhyrë duke i kriposur akset dhe normalizuar situatën.

Nga ana e OSHEE-së nuk janë raportuar probleme përsa i përket furnizimit me energji elektrike në të gjitha zonat e qarkut të Korçës. /vizionplus.tv

Read Entire Article