“Tempulli”/ U kap me 3 kg kanabis në makinë, arrestohet 33-vjeçari në Sarandë

8 months ago 31
Reklamë

Policia e Sarandës ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili u kap duke transportuar kanabis me makinë, me qëllim tregtimin e saj.

Policia njofton se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 33-vjeçari, u gjet 3 kg kanabis.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin po transportohej.

I riu, i arrestuar në kuadër të operacionit policor “Tempulli” akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli”, kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se një shtetas po transportonte një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me qëllim shitjen e saj, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A.I., 33 vjeç, banues në fshatin Markat, Konispol.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 33-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 3 kilogram. Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim shitjen. 

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin po transportohej.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në të”, njofton policia./vizionplus.tv

Read Entire Article