Tentoi të dilte nga Shqipëria me dokument të falsifikuar, ndalohet në portin e Vlorës dhe procedohet penalisht i riu nga Nigeria

5 months ago 21

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin Vlorë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i përdorimit të mjeteve bashkëkohore për ekzaminimin e dokumenteve, bazuar në analizën e riskut, kanë goditur 1 rast të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara.

Në vijm të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin:

O. S., 32 vjeç banues në Nigeri.

32-vjeçari ka paraqitur në sportel, në dalje, letërnjoftim italian me të dhënat e tij, i cili pas ekzaminimit në laborator, rezultoi i falsifikuar.
Letërnjoftimi fals u sekuestrua në cilësinë e provës materiale“, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Read Entire Article