Terrorizoi fqinjët me armë zjarri, arrestohet shqiptari në Itali, çfarë i tha policisë

8 months ago 13
Reklamë

Një shqiptar është arrestuar në provincën Casarile të Milanos, pasi fqinjët e tij kishin raportuar se kishin dëgjuar të dhtëna me armë në banesë.

Karabinierët hynë me forcë në një godinë në rrugën shtetërore 35 ku identifikuan menjëherë gëzhojat dhe shenjat e të shtënave të armëve. Disa kishin goditur derën e xhamit të hyrjes së godinës.

Nga hetimet rezultoi se një shqiptar 39-vjeçar ishte autori i të dhtënave, teksa më parë ai kishte qenë i dënuar për grabitje.

Policia gjeti gjatë kontrollit në banesën e tij, brenda kazanit të lavatriçes, një pistoletë të kalibrit 9×21, ende “duke nxjerrë tym”, me tytën ende të nxehtë dhe të mbushur. Në banesë kishte edhe dy karikatorë të plotë dhe një kuti me municion të kalibrit 9 mm, afërsisht 100 fishekë gjithsej, të mbajtur në mënyrë të paligjshme. Arma rezultoi e vjedhur në vitin 2020 në San Giuliano Milanese.

39-vjeçari ka nisur të qëllojë me 3 herë në hyrje të godinës për të zmbrapsur personat e dyshuar që sipas tij kishin tentuar të hynin në shtëpinë e tij. Shqiptari, i cili jeton i vetëm në banesë, më pas është arrestuar në flagrancë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje si dhe për episodin e gjuajtjes me armë zjarri. /vizionplus.tv

Read Entire Article