“This barbie is the president”, habit presidentja Vjosa Osmani, fjalimi i saj bën xhiron e rrjetit

8 months ago 35
Reklamë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e veshur si kukull Barbie, organizoi mbrëmjen e djeshme pritjen e fundit për medita sa i përket vitit 2023.

Ajo falenderoi të gjithë gazetarët për punën e tyre, veçanërisht ata që kanë qenë në vijë të parë, ndërkohë që tensionet Kosovë-Serbi bëheshin edhe më të nxehta.
Por gjatë pritjes, presidentja pati një fjalim ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.

Fjalimin e përmbylli me fjalinë “This barbie is the president” (kjo barbie është presidente), pasi, siç tha presidentja, shpeshherë është pyetur se përse po vishet me ngjyrë rozë./Living/

Read Entire Article