Tirana apo Partizani, cila është skuadra e zemrës së Arlind Qorit?

4 days ago 19

Në pjesën e intervistës pyetje përgjigje në emisionin e Albano Bogdos në Vizion Plus, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori zbuloi një anë tjetër të tij.

I pyetur se cila është skuadra që bën tifozllëk në Shqipëri, Qori tha se është Partizani, pasi e ka mbështetur që kur ka qenë fëmijë.

Pjesë nga biseda:

Albano: Me kë je me Tiranën apo Partizanin?

Qori: Me Partizanin.

Albano: Pse?

Qori: Se kur isha i vogël, Partizani kishte super skuadër.

Albano: Me Rusinë apo me Ukrainën?

Qori: Me Ukrainën.

Albano: Me Rusinë apo me Kinën?

Qori: Me asnjërën.

Albano: Me Kinën apo me Indinë?

Qori: Di që sistemi në Kinë është më demokratik.

Albano: Me Izraelin apo Palestinën?

Qori: Me Palestinën.

Albano: Me Izraelin apo me Libanin?

Qori: Me Libanin.

Read Entire Article