Tjetër goditje për Hesbollahun! Konfirmohet i vdekur pasardhësi i Nasrallah

3 hours ago 25

Izraeli konfirmoi se kishte vrarë Hashem Safieddine, trashëgimtari i mundshëm i udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Me anë të një reagimi në X, ushtria izraelite tha se Safieddine u vra në një sulm të kryer tre javë më parë në periferitë jugore të Bejrutit. Në fillim të këtij muaji, Izraeli tha se ai ndoshta ishte eliminuar. Nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme nga Hezbollahu ndaj deklaratës së Izraelit se kishte vrarë Safieddine.

Safieddine i afërm i Hassan Nasrallaj u emërua në Këshillin e tij Xhihad, organi përgjegjës për operacionet e tij ushtarake dhe në këshillin e tij ekzekutiv, që mbikëqyrte çështjet financiare dhe administrative të Hezbollahut. Safieddine mori një rol të rëndësishëm duke folur për Hezbollahun gjatë vitit të fundit të armiqësive me Izraelin, duke iu drejtuar fjalimeve në funerale dhe ngjarjeve të tjera në të cilat Nasrallah prej kohësh nuk ishte në gjendje të merrte pjesë për arsye sigurie, transmeton A2.

Konfirmimi i Izraelit për vdekjen e Safieddine erdhi ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i bëri presion kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të përfitonte nga vrasja e liderit të Hamasit, Yahya Sinëar, duke siguruar lirimin e pengjeve të sulmit të 7 tetorit dhe duke i dhënë fund luftës në Gaza.

“Unë besoj shumë se vdekja e Sinëar krijon një mundësi të rëndësishme për të sjellë pengjet në shtëpi, për t’i dhënë fund luftës dhe për të garantuar sigurinë e Izraelit. Dhe kjo është pikërisht ajo që bisedat tona sot u fokusuan me Izraelin dhe kolegët tanë, duke përfshirë marrëveshjet për periudhën pas përfundimit të konfliktit”, tha Blinken, shkruan A2.

Departamenti Amerikan i Shtetit e caktoi Safieddinin terrorist në vitin 2017 dhe në qershor ai kërcënoi një përshkallëzim të madh kundër Izraelit pas vrasjes së një komandanti tjetër të Hezbollahut. Sakaq, ushtria izraelite tha se kishte vrarë tre komandantë të Hezbollahut dhe rreth 70 luftëtarë në Libanin jugor në 48 orët e fundit.

“Në Libanin jugor, trupat e IDF-së vazhdojnë të kryejnë sulme të kufizuara, të lokalizuara dhe të shënjestruara kundër infrastrukturës dhe operativëve terroristë të Hezbollahut”, tha në një deklaratë Forca e Mbrojtjes e Izraelit (IDF).

Sirenat e alarmit u dëgjuan në të gjithë Tel-Avivin edhe gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Read Entire Article