Deklarata skandaloze e Trump: Do të doja të kisha gjeneralët që kishte Hitleri

2 hours ago 15

Dy javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, stafi elektoral i Donald Trump është përfshirë nga skandalet. Ish-shefi i kabinetit të Donald Trump, John Kelly, ka zbuluar disa nga deklaratat e ish-Presidentit Donald Trump, i cili citohet të ketë shprehur simpati për gjeneralët e diktatorit nazist, Adolf Hitler.

Këto të dhëna janë bërë publike nga revista amerikane “The Atlantic”, që publikoi një portret rrëqethës të Donald Trump, duke përmendur një incident gjatë presidencës së tij, duke demonstruar sjelljen indinjuese të Trump ndaj anëtarëve të ushtrisë, shkruan A2 CNN.

“E dini, Hitleri bëri disa gjëra të mira gjithashtu. Kam nevojë për gjeneralët që kishte Hitleri. Njerëz plotësisht besnikë, që ndjekin urdhrat”, mendohet të ketë thënë Donald Trump.

Dëshira për t’i detyruar liderët ushtarakë amerikanë t’i binden atij dhe jo Kushtetutës është një nga temat e vazhdueshme të diskursit të Trumpit lidhur me ushtrinë. Ish-zyrtarët kanë përmendur gjithashtu tema të tjera të përsëritura nga Trump: denigrimin e tij të shërbimit ushtarak, mosnjohjen e dispozitave të Kodit Uniform të Drejtësisë Ushtarake, admirimin e tij për brutalitetin dhe normat antidemokratike të sjelljes, dhe përbuzjen e tij për veteranët e plagosur dhe për ushtarët që ra në betejë.

Ish-gjenerali i marinës, John Kelly, ishte shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë të Trump nga viti 2017 deri në 2019. Kelly tha gjithashtu për “New York Times” se, sipas tij, Trump “bie nën përkufizimin e përgjithshëm të një fashisti”. Ai iu referua përshkrimit të fashizmit si një ideologji ekstreme e djathtë, autoritare dhe ultranacionaliste, në të cilën, ndër të tjera, ekziston një lider diktatorial dhe një shtypje e opozitës.

Bazuar në përvojat e tij, Trump mendon se Amerika do të qeveriset më mirë në këtë mënyrë, tha Kelly.

/a.r

Read Entire Article