Hall i madh, emri në listë..

2 hours ago 16

Nga Artur Ajazi

Ishin paraditen e të martës, me pankarta në duer, ata që presin me ankth ti futet emri në listë nga Sali Berisha. Sinqerisht, disa prej tyre i njoha tek i pashë dhe dëgjova duke shprehur “indinjatën e tyre për regjimin Rama” nga Strasburgu. Ishin nisur që me natë nga Tirana, dhe kishin zbritur në oborrin e Parlamentit Europian, për të protestuar për “Berishën e Salianjin”. Duke mbajtur pankarta të printuara që në Tiranë, ata kërkuar takime me eurodeputetët, për ti shpjeguar atyre se “në Tiranë po vendoset diktatura, sepse po arrestohen dhe dënohen ata që janë marrë me korrupsion”. Tragjikomike, si gjithmonë “protestat” e atyre që sa vjen fundi i mandatit, turren dhe i bëjnë elozhe Berishës, madje i thurin atij lavde dhe poezi. Hipokritë dhe të paaftë në misionin e tyre të ligjvënësit, ata edhe drejt Strasburgut, treguan sa pa sens ishte me demek “protesta” për të liruar nga burgu shtëpiak liderin Berisha. Ishin shumica e tyre, që nuk i kemi parë dhe dëgjuar qoftë edhe 1 herë të vetme të dalin në foltoren e Parlamentit, dhe ti qajnë hallin votuesve. Janë ata “të listës”,që kanë 4 vjet që marrin rrogat e majme kot, që kanë 4 vjet që flenë gjumë në karrigen e Parlamentit, dhe merren vetëm me hesapet e tyre.  Dhe tani kujtohen dhe dalin me bluza dhe pankarta për të “sensibilizuar Parlamentin Europian mbi diktaturën e Edi Ramës”. Harrojnë se KiE, BE, NATO, dhe çdo strukturë tjetër europiane, e njohin shumë herë më mirë situatën në Shqipëri, se ata që ja fusin “me gjumë” 4 vjet dhe zgjohen kur u vjen festja vërdallë, pasi duan me patjetër emrin në listë për zgjedhje. Deputetë parazitë, të paaftë, madje të pashkolluar, mbushin rreshtat e grupimit opozitar, duke mos bërë “asnjë lek punë” për 4 vjet, madje duke mos u bërë fare pjesë e protestave edhe në sallën e Parlamentit. Kujtojnë se duke dalë me bluzën e Berishës dhe pankarta në duar, do ti mbushin rradaken liderit të PD-së, si bëjë pjesë të listës. Ata anonimë, më shumë se askush tjetër, janë pjesë e humbjeve të PD-së, janë pjesë e diskreditimit të asaj partie që  mezi mbahet në këmbë, duke mos patur mes tyre emra të spikatur  intelektualësh,por thjesht militantë lagjesh. Emri në listë, mbetet halli më i madh, i çdo  “qëndrestari”, të cilët Berisha po i përdor dhe po i “shoshit mirë”, para se të hartojë  “defterin e fituesve”  sipas tij, të zgjedhjeve të 2025. Shqipëria hap negociatat me BE, ata nisen drejt Strasburgut dhe kërkojnë lirimin e Berishës dhe Salianjit. Shqipëria po kthehet në vëmëndjen e kancelarive europiane, ata nisen truma-truma drejt  Strasburgut dhe u thonë eurodeputetëve se “në Shqipëri po vendoset diktatura”. Mungesa e seriozitetit  apo dhe aftësive si politikanë, kanë qenë dhe mbeten defektet kryesore të opozitaristëve, veçanarisht atyre që e kanë hall të madh “futjen e emrit në listë për deputet”.

Read Entire Article