SHIFRAT | Shkalla e informalitetit në Shqipëri, kush preket më shumë?

3 hours ago 17

Qeveria ka paralajmëruar bizneset që të deklarojnë pagat reale. Në të kundërt do të ketë masa të ashpra. Një formë kjo për të gjeneruar të ardhura për skemën e pensioneve. Por si paraqitet situata në vendin tonë?

SHIFRAT

Në Shqipëri, informaliteti në tregun e punës është i përqendruar 60% në pagat e ulëta, 20% tek pagat mesatare dhe 20% tek pagat e larta.

Por cilat janë arsyet e nëndeklarimit të pagave apo në rastin më të keq, të mos deklarimit fare, atë që ndryshe e njohim si puna në të zezë?

SHIFRAT

Punonjësit informalë me paga të ulëta zakonisht kanë njohuri elementare dhe punojnë në sektorë që nuk kanë nevojë për aftësi, por për krah punë. Ndërsa informaliteti në pagat e larta është i përqendruar tek punonjësit, të cilët janë shumë produktivë dhe që kanë shumë të ardhura, duke synuar që të mos deklarojnë një pjesë të tyre për qëllime tatimore. Këtu ndikon edhe niveli I lartë i taksave, që në vendin tonë për pagat e larta është 23%.

Informaliteti në tregun e punës përveçse krijon kosto financiare dhe ekonomike, bëhet shkak për probleme sociale afatgjata.

SHIFRAT

Kjo kategori ka paga të ulëta, nuk përfiton nga sistemet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe rrezikon të trashëgojë tek fëmijët të punuarit në të zezë.

Kryeministri ka deklaruar se do të përdorë inteligjencën artificiale për të luftuar informalitetin te pagat. Por një ndër arsyet e kësaj situate, me këtë nivel shqetësues shmangieje, janë edhe taksat e larta. Shqiptarët paguajnë më shumë se gjithë të tjerët në rajon tatim mbi pagën. Ndjekim një material dhe rikthehemi.

/a.r

Read Entire Article