ZYRTARE/ Tirana “pritëse” i bie cep më cep Shqipërisë për Superioren, pas derbit në Vlorë do të luajë me Laçin në…

2 hours ago 18

Tirana ka gjetur më në fund stadiumin ku do të luajë ndeshjen e kësaj fundjave përballë Laçit, të parin për fazën e dytë të Kategorisë Superiore.

Klubi kryeqytetas, i mbetur pa stadium për shkak të situatës të impiantit “Selman Stërmasi” si dhe mbylljes së dyerve për klubet shqiptare të atij ”Air Albania”, detyrohet të shëtisë nga një cep në tjetrin të vendit tonë, ku të gjejë një stadium bosh për të luajtur.

Nëse në fundjavë priti derbin në Vlorë, tashmë FSHF ka zyrtarizuar ndeshjen e radhës si pritëse të skuadrës bardheblu në Korçë. Qyteti juglindor do të jetë ai që do të presë ndeshjen e skuadrës kryeqytetase me Laçin. Sfida nuk ka ndryshuar orar dhe sipas programit do të luhet në 17:00, ndryshe nga derbi që u afrua në orën 14:00.

Read Entire Article