Toni Kroos i kërkon falje publikisht Pedrit: Nuk doja ta dëmtoja

4 months ago 31

Toni Kroos, i cili pas ndeshjes Spanjë-Gjermani, tha se nuk mund t’i kërkonte falje personalisht Pedrit pas ndeshjes për ndërhyrjen që lëndoi lojtarin e Barcelonës, i ka kërkuar falje mesfushorit në paragrafin e fundit në letrën e tij të lamtumirës për kombëtaren, pasi largohet nga futbolli në moshën 34-vjeçare, pasi tashmë i ka thënë lamtumirën Real Madridit.

“Kjo është e rëndësishme për mua: Kërkoj falje dhe i uroj shërim të shpejtë Pedrit! Natyrisht, nuk doja të të dëmtoja. Shërohu sa më shpejt dhe gjithë të mirat. Je një lojtar i madh”, ka shkruar ai.

Pedri u desh të kërkonte të zëvendësohej në fillim të lojës pasi u godit nga ish-lojtari i Real Madridit, Toni Kroos. Ekzaminimet fillestare zbuluan një ndrydhje anësore në gjurin e tij të majtë, megjithëse ai është në pritje të analizave për të vlerësuar shkallën e dëmtimit dhe për të përjashtuar dëmtimet shoqëruese. Sipas burimeve mjekësore, ai mund të mungojë për një muaj e gjysmë. /vizionplus.tv

Read Entire Article