Tradhtoi bashkëshortin me shokun e tij; Nga Maxi Lopez, Wanda Nara tregon si u dashuruar me Mauro Icardin

8 months ago 34
Reklamë

Tradhëtia e cila bëri xhiron e rrjetin, ajo e Wanda Nara ndaj futbollistit Maxi Lopez, u bë kryetema e mediave rozë në Evropë.

Modelja e famshme e cila prej kohësh përjetoi një martesë me Lopez, në mënyrë shumë të çuditshme, nisi një histori të re dashurie me sulmuesin tjetër argjentinas Mauro Icardi, një tjetër futbollist me emër.

Një lidhje, zanafilla e së cilës ishte Wanda, siç ajo vetë ka zbuluar teksa ishte e ftuar në një emision televiziv të motrës së saj, Zaira. Nara tregoi duke qeshur se si kishte mposhtur “konkurrencën” kur po mendonte të kalonte nga Maxi Lopez te Mauro Icardi.
“Ne ishim shumë miq, por kishte një lloj kimie në ajër, nuk dija nëse isha vetëm unë, apo nëse do të kishte qenë një tjetër, pasi në ato momente, ai do të bënte xhiron e gjysmës së Europës. Më tha se kishte katër celularë, pasi i ndante të dashurat me kontinente, ishte i çmendur. Ishim miq, por unë kisha filluar menjëherë të hidhesha në veprim. Një herë e ftova në barkën tonë, ishim shumë atje, nuk dua të them emrin e askujt. Ishte edhe ish-burri im, Maxi Lopez dhe pikërisht në ato momente është shkrepur fotoja e famshme në të cilën jemi bashkë.
Në një moment, Mauro më la telefonin dhe shkoi të merrte një altoparlant. Në atë moment kishte dy telefona, një që ishte për punën dhe tjetri për të dashurat. Unë pashë nga një anë, pastaj nga tjetra dhe ia hodha në ujë. Rreth orës 18:00, nisi të çonte çdo mbulesë në barkë dhe të kërkonte telefonat. Edhe unë po e kërkoja, më shumë se të tjerët. Por telefonat ishin zhdukur.“

Read Entire Article