Trafikantët dalin para gjykatës, grupi akuzohet për kalimin e klandestinëve drejt Perëndimit

5 months ago 24

Grupi i trafikantëve që u godit para pak ditësh nga SPAK dhe policia përballet këtë të dielë me gjykatën e posacme për vlerësimin e masës së sigurisë.

Përpara tgoave të zeza dalin 32 persona, për të cilët më heret gjykata kishte vendosur ndaj tyre 26 arreste në burg dhe për 6 të tjerë arrest shtëpie.

Operacioni ‘Nomada’ goditi grupin e strukturuar kriminal që merrej me trafikun e qënieve njerëzore. 5 persona të tjerë janë ende në kërkim. Në mesin të arrestuave është edhe një efektiv policie. Në këtëe operacion morën pjesë edhe agjencitë e huaja ligjzbatuese.

Gjatë ekzekutimit të urdhërarresteve, u zbulua një laborator që përdorej për pasaportat dhe dokumentet e tjera. Ndërkohë që blutë kanë sekuestruar automjete, shuma të konsiderueshme parash dhe të valutave të huaja, pasaporta të BE, drogë, etj.

Këto dokumente të falsifikuara, përdoreshin nga shqiptarë për të kaluar kufirin drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, por jo vetëm.

Nga hetimi me metoda speciale rezultoi se, shtetasit shqiptarë largoheshin nga Shqipëria me pasaportat e tyre origjinale shqiptare për në vendet e BE-së, brenda zonës “Schengen”.

Dokumentet e falsifikuara u dërgoheshin më pas me postë në hotelet ku qëndronin në Spanjë ose në adresa rezidenciale.

Në kuadër të këtij operacioni në Spanjë janë arrestuar 35 persona të tjerë. /vizionplus.tv

Read Entire Article