Tragjedi në ujërat italiane, mbytet varka me emigrantë, 21 të zhdukur! Mes tyre 3 fëmijë

1 week ago 24
Reklamë

Shtatë persona u shpëtuan dhe 21 të tjerë rezultojn të zhdukur pas mbytjes së një anijeje emigrantësh pranë ishullit Lampedusa, tha të mërkurën roja bregdetare italiane.

Të mbijetuarit janë shtetas sirianë, të cilët u thanë shpëtimtarëve se tre fëmijë janë në mesin e të zhdukurve, thuhet në raportet, raporton Reuters.

Ata u thanë shpëtimtarëve se ishin nisur të dielën nga Libia dhe se 21 nga 28 personat që kishin në bord, përfshirë tre fëmijë, kishin rënë në det pas motit të keq.

Roja bregdetare tha se kishte çuar të mbijetuarit në Lampedusa dhe kishte nisur kërkimet për të gjetur të mbijetuarit.

Kreu i UNHCR-së në Itali, Chiara Cardoletti, shkroi në X se të mbijetuarit ishin në gjendje “kritike” dhe kishin humbur të afërmit në det.

Mesdheu qendror është ndër rrugët më vdekjeprurëse të migrimit në botë. Sipas agjencisë së migracionit të OKB-së (IOM), më shumë se 2,500 migrantë vdiqën ose u zhdukën duke tentuar kalimin vitin e kaluar, dhe 1,047 këtë vit, që nga e marta./vizionplus.tv

Read Entire Article