Tragjike në Tiranë/ 56-vjeçari po riparonte makinën, pret kokën aksidentakisht me gur fresibël dhe humb jetën

2 months ago 53

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 56-vjeçari ka humbur jetën në mënyrë tragjike duke riparuar makinën.

Sipas policisë, ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Siri Kodra”, ku 56-vjeçari dyshohet se duke riparuar tamburet e makinës me gurë fresibël, aksidentalisht ka prerë kokën dhe për pasojë ka humbur jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.08.2024, rreth orës 07:40, në rrugën “Siri Kodra”, shtetasi A. M., 56 vjeç, dyshohet se duke riparuar tamburet e makinës me gurë fresibël, aksidentalisht është dëmtuar (prerë) në kokë, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read Entire Article