Tragjike/ Një muaj më parë kishte humbur të atin, vdes në aksident 20-vjeçari

2 months ago 72

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Evias në Greqi, ku në një aksident automobilistik kanë ndërruar jetë tragjikisht dy të rinj të moshës 20-vjeçare.

Makina në të cilën udhëtonin dy viktimat është përplasur me një kamion në Lampsakos të Kalkidës, me pasojë vdekjen e menjëhershme. Dy persona të tjerë në makinë kanë mbetur të plagosur lehtë. Siç raportohet nga mediat greke, përplasja ishte aq e rëndë sa makina u shndërrua në një grumbull metali të prishur.

Siç raporton eviathema.gr, tragjedia është edhe më e madhe pasi një nga 20-vjeçarët që ndërroi jetë si pasojë e përplasjes, kishte humbur babanë e tij vetëm një muaj më parë, më 3 gusht, ndërsa ditën e nesërme ishte caktuar përkujtimi 40-ditor i të ndjerit.

Po ashtu, i riu ishte edhe lojtar i AO Apollon Eretria, ku 20-vjeçari ishte bashkuar më 26 korrik dhe kishte shprehur dëshirat për një sezon të mbarë. Në një reagimin për ndarjen e papritur nga jeta të sportistit të tyre të ri, ata e kanë cilësuar atë si një sportist të jashtëzakonshëm.

Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga Drejtoria e Qarkullimit në Kalkidë, ndërsa komuniteti vendas shpreh zi për humbjen e jetëve të dy të rinjve.

Read Entire Article