Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i cili u kap duke transportuar emigrant të paligjshëm.
Arrestimi i tij u bë pranë pikës kufitarë Bajzë, teksa po tentonte të transportonte jashtë kufirit të emigrantë nga Irani, kundrejt pagesës.
“Ky shtetas u kap në flagrancë nga sherbimet e Policisë Kufitare, në rrugën e fshatit Vukpalaj, duke transportuar me automjetin tip “BMW”, kundrejt pagesës, 2 emigrantë nga Irani, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin”, njofton policia.
Po ashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 celularë./vizionplus.tv