Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të cilët akuzohen për dhunë në familje. Sipas njoftimit të uniformave blu, të tre burrat akuzohen se kanë dhunuar bashkëshortet.
“Në pranga ra shtetasi D. A., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit L. B., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin G. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv