Një djalë 8-vjeçar është mes dy personave të vrarë në sulmet ruse në provincën Zaporizhia në Ukrainën juglindore, ndërsa një i tretë u vra në një sulm me raketa në qytetin e Dnipro, bënë të ditur guvernatorët rajonalë.
Dy persona u plagosën gjithashtu në Zaporizhia, sipas një postimi në Telegram nga guvernatori i asaj krahine, Ivan Fedorov. Një nga të plagosurit është një vajzë 12-vjeçare e cila po trajtohet në reanimacion.
Të hënën pati 313 sulme dhe bombardime kundër 11 zonave, duke rezultuar në dëmtimin e shumë ndërtesave në provincën Zaporizhia, shtoi Fedorov. Ndër këto sulme ishte një sulm me raketa kundër qytetit me të njëjtin emër.
Dje vonë, të hënën, forcat ruse gjuajtën gjithashtu raketa në qytetin Dnipro, në Ukrainën qendrore, duke vrarë një person dhe duke plagosur tre të tjerë, ndërsa shtëpitë u dëmtuan, sipas guvernatorit rajonal të Dnipropetrovsk, Serhii Lysak.
Ndërkohë, Forcat Ajrore të Ukrainës, në një deklaratë në Telegram, kanë thënë se gjatë natës kanë rrëzuar 27 nga 35 dronët e nisur nga Rusia. Ai shtoi gjithashtu se forcat ruse përdorën tre raketa balistike dhe një raketë lundrimi kundër Ukrainës./vizionplus.tv