“Trenton” ankorohet në Durrës, anija e marinës amerikane viziton brigjet shqiptare

8 months ago 30
Reklamë

BLERINA CENE- GAZETARE VIZION PLUS

E ndërtuar në vitin 2015, Anija e Forcave Detare, Trenton, pjesë e flotës së SHBA-ve, prej datës 3 janar është ankoruar në Portin e Durrësit. 

Me një kapacitet që arrin deri në 312 trupa ushtarakë, anija e marinës amerikane, e konsideruar si një nga më të shpejtat në botë ka mbërritur në brigjet shqiptare për një vizitë që e vë theksin tek marëdhëniet dypalëshe pas anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën Veriatlantike në 2009.

“Shqipëria është një aleat dhe partner i rëndësishëm i NATO-s, me të cilën ne punojmë për vite. Duke bërë këtë vizitë në Shqipëri, ne shpresojmë që mësojmë për kulturën shqipatare dhe të angazhohemi me partnerët ushtarakë shqiptarë. Situata e sigurisë këtu është e paqëndrushme, kjo anije, por edhe anijet e tjera tonat do të vazhdojnë të punojmë me partnerët tanë shqiptarë dhe të rrisim stabilitetin në Europë dhe Mesdhe”, tha komandanti i anijes Damon Bateson.

Mjetit lundrues ka aftësine për tu ankoruar kudo në brigjet e Mesdheut, pasi gëzon kapacitetin e tërheqjes së cekët.

“Ajo që është unike për anijen është të qenit multidimensional, logjistikë mund të sigurojmë ndihmë në fatkeqësi natyrore dhe humanitare. Mund të operojmë me një shpejtësi të lartë kudo në Mesdhe”, theksoi komandanti i anijes Bateson.


BLERINA CENE- GAZETARE VIZION PLUS

“Trenton ka marrë pjesë në disa misione humanitare, përfshirë këtu edhe shpëtimin e 40 emigrantëve në det të hapur”.

Në 2018 anija shpëtoi rreth 40 emigrantë që kishin humbur në det, i strehuam dhe i transportuam në një vend të sigurt. Ekuipazhi e ka dashuruar Shqipërinë, thanë që njerëzit janë shumë të mirë. I adhuruan site-t historike, si Kulla Veneciane. Mu tha edhe që çdonjëri prej tyre ka shijuar darka të mrekullueshme”, deklaroi Bateson.

BLERINA CENE- GAZETARE VIZION PLUS

Kjo nuk është hera e parë në fakt që Anija Trenton ndodhet në Shqipëri pasi vizita e saj e parë ka qenë ajo e vitit 2018.


Trenton është e para anije që mbërrin për 2024 në vendin tonë, por nuk do te jete e e fundit./vizionplus.tv

Read Entire Article