Tronditëse dhe çnjerëzore në Greqi, 37-vjeçari tenton të përdhunojë mbesën e mitur, pas refuzimit, e vret

5 months ago 20

Një ngjarje e rëndë dhe përtej njerëzores është shënuar ditën e djeshme në Greqi. Një 37-vjeçar, baba i 6 fëmijëve çoi në periferi të Ilia mbesën e tij 11-vjeçare dhe tentoi ta përdhunonte. Pas rezistencës së kësaj të fundit, ai vrau mbesën e tum me kaçavidë në qafë.

Për të miturën nuk kishte asnjë gjurmë që prej të dielës, ndërsa ditën e hënë, ajo u denoncua në polici nga nëna e saj.

Pas kërkimeve, e mitura u gjet e pajetë, ndërsa hetimet zbuluan më pas ngjarjen e tmerrshme.

Edhe pse 37-vjeçari ka rrëfyer aktin e tij të neveritshëm, ai nuk ka treguar ende në polici arsyen që e shtyu t’i merrte jetën vajzës në mënyrë kaq të neveritshme. “E çova në fushë dhe e vrava”, pranoi krimin pa iu përgjigjur më pyetjeve.

37-vjeçari ka qenë edhe më parë i dënuar për përdhunim të miturish, ku ka vuajtur 9 vite burgim për këtë vepër penale.

Mes lotësh dhe tronditjes së madhe, nëna e 11-vjeçares thotë se vajza e saj ka lindur me kancer në mëlçi, teksa me dhimbje thotë se më mirë ta kishte marrë zoti nga sëmundja që kishte sesa në këtë mënyrë.

Kjo vogëlushe kishte një problem kur lindi, kishte kancer në mëlçi. Kam kaluar 3 muaj në Rio. Më mirë që Zoti ta merrte nga unë kur ishte sëmurë sesa kjo gjë. Fëmija im ka vdekur. Thuaj çfarë? Për çfarë duhet të kërkoj ndihmë? Për ta varrosur? Nuk kam fjalë për të thënë asgjë. Doja ndihmë nga e gjithë bota për ta gjetur të gjallë. Tani thuaj çfarë? A do ma kthejnë? A duhet ta sjell në jetë?”, ka theksuar ajo./vizionplus.tv

Read Entire Article