Ka ndërruar jetë në spital një nga personat e plagosur ditën e djeshme me thikë nga 40-vjeçari S. S.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal në fshatin Rajë, Fierzë pas një konflikti të çastit. Policia bën me dije se 24-vjeçari A.P nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën në spital.
Lexo edhe :
Related Posts
Të plagosur kanë mbetur vëllai i viktimës, shtetasi V.P, 32 vjeç dhe shtetasi Sh.K, 45 vjeç.
Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar 5 persona, por jo autorin. Të arrestuarit akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe moskallëzim krimi.
Në pranga ranë shtetasit:
-A. Q., 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-Xh. M., 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-A. Sh., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-A. B., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-J. K., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore përgjëgjësinë penale të secilit prej këtyre shtetasve.
2 të dëmtuarit vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, vijojnë kërkimet intensive për kapjen e shtetasit S. S..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv