Donald Trump është një hap më afër kandidimit si alternativa e republikanëve për zgjedhjet presidenciale, pas fitores së thellë ndaj Nikki Haley në Karolinën e Jugut.
Ish-presidenti fitoi primaret me një diferencë prej 20 pikësh, fitorja e tij e katërt radhazi.
Teksa ai festonte rezultatin, nuk përmendi Haley, e cila u zotua të qëndronte në garë. Në vend të kësaj, ai u fokusua tek zgjedhjet e nëntorit.
“Ne do ta shikojmë Joe Biden drejt në sy,” u tha ai mbështetësve disa minuta pasi mediat amerikane e shpallën atë si fitues të shtunën mbrëma.
“Ai po shkatërron vendin tonë dhe ne do të themi ‘dil Joe, je pushuar nga puna”.
Trump lavdëroi “unitetin” e partisë së tij pas rezultatit të së shtunës, duke thënë se nuk ka pasur kurrë një frymë si kjo.
“Unë kurrë nuk e kam parë Partinë Republikane kaq të unifikuar”.
Haley, e cila dikur shërbeu si një guvernatore popullore me dy mandate e Karolinës së Jugut, e përgëzoi kundërshtarin e saj për fitoren në fjalimin e saj./vizionplus.tv/