Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz u dënua me tetë muaj burg me kusht, pasi u shpall fajtor në shkallë të parë për deklarata të rreme në një komision parlamentar që hetonte akuzat për korrupsion kundër qeverisë së tij.
Vendimi erdhi pas një gjyqi katër-mujor dhe ishte hera e parë në të paktën 30 vjet që një ish-kancelar austriak gjykohej.
Vendimi i sotëm ka të bëjë me dëshminë e Sebastian Kurz para një komisioni hetimor parlamentar, i cili po hetonte mundësinë e nepotizmit në përzgjedhjen e kreut të ish-kompanisë shtetërore Holding ÖBAG.
Normalisht, zgjedhja ishte përgjegjësi e ministrit të financave, por sipas akuzave, vendimet përkatëse i kishte marrë vetë ish-kancelari.
Gjatë gjyqit, u shfaq një shkëmbim mesazhesh midis Sebastian Kurz dhe ish-bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Thomas Schmidt, i cili u emërua në krye të ÖBAG.
Kurtz këmbënguli deri në fund se nuk kishte asnjë përfshirje në përzgjedhjen e personit.
Megjithatë, edhe Sebastian Kurz përballet me akuza të ndryshme, për përdorimin e fondeve shtetërore për të “deformuar sondazhet në një mënyrë që i shërben interesit të partisë së tij”, në periudhën 2016-2018. Zbulimet përkatëse shkaktuan edhe largimin e tij, në vitin 2021, nga qeveria dhe politika. Që atëherë, ai ka punuar si sipërmarrës dhe lobist, për kompani në Evropë dhe SHBA.