Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Ismail Zenelin, i cili dy ditë më parë u ekstradua nga Spanja.
Ai është i akuzuar si një nga pjesëmarrësit e grupit kriminal të Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit për trafikun e drogës, ku bënte pjesë edhe Erzen Breçani.
Lexo edhe :
Related Posts
Në dosjen hetimore të SPAK, Zeneli zbulohet se donte të vriste vëllezërit Nela në Britani në shenjë hakmarrjeje ndaj vëllait, Xhem Krasniqi i cili ishte vrarë në sy të tij në 2013.
“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendim penal Nr. 124, datë 17.11.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg, për veprat penale “Sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, Trafikim i lëndëve narkotike” e kryer në formën e veçante të bashkëpunim, atë të Grupit të Strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga Organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal.”, parashikuar nga nenet 80, 283/a 28/4,333/a dhe 334 të Kodit Penal”, njofton gjykata.
Kush është Ismail Zeneli
Zeneli nuk akuzohet vetëm për trafik droge, por edhe si personi që donte të vriste vëllezërit Albert dhe Edmond Nela. Ai kishte pajtuar Bujar Gërmizin për eliminimin e tyre. Ata kanë bashkëpunuar me shefin e Krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin, i arrestuar gjithashtu nga operacioni i SPAK, për të kryer vrasjen e 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe.
Ndërsa, Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit, e cila po ashtu ra në prangat e Policisë mësohet se gjatë kohës kur punonte në “Interpol” u ka dhënë informacione nga sistemi për dy objektivat që jetonin në Angli.
Deri më tani dyshohet se plani për vrasjen e dy vëllezërve ishte bërë pas konfliktieve për pazaret e drogës.
Sipas dosjes hetimore, Dedan Gjoni kryen veprime aktive duke ndjekur motrën dhe nënën e dy vëllezërve, tenton t’ju vërë GPS në makinë, ndërsa nxjerr nga sistemi TIMS të dhënat për Albert dhe Edmond Nelën. Vrasja nuk realizohet, pasi nuk arrijnë të gjejnë vendndodhjen e dy vëllezërve.
Ndërkohë, Ismail Zeneli rezulton person kyç në trafikun e drogës nga Brazili dhe Ekuadori në drejtim të vendeve të BE-së dhe bashkëpunon ngushtë me Eralbi Breçanin, djalin e Erzen Breçanit. /vizionlus.tv