U ekzekutua të dielën, përcillet sot në banesën e fundit Gëzim Sinomati/ Babai merr leje nga burgu për të marrë pjesë në ceremoni

8 months ago 39
Reklamë

Forca të shumta të policisë dhe Drejtorisë së Burgjeve kanë shoqëruar nga burgu për në Vlorë, Sokol Sinomati, babain e 22-vjecarit Gëzim Sinomati, që u vra dy ditë më parë.

Ai ka marrë leje te posaçme për të qenë në ceremoninë e varrimit të të birit, që u ekzekutua të dielën në mbrëmje me një armë snajper.

Gazetari Mikel Marsi raporton se janë angazhuar rreth 100 forca të policisë dhe RENEA-s në Vlorë si dhe punonjës civilë të policisë.

Top Channel

Read Entire Article