U eliminuan nga Spanja, lojtari gjerman tregon çfarë ndodhi pas humbjes në dhomat e zhveshjes

4 months ago 51

Gjermania mbylli rrugëtimin në Kampionatin pasi u eliminua nga Spanja në një ndeshje që shkoi në kohë shtesë.

Füllkug, një nga ata që foli pas një ndeshje në të cilën ai hyri në vend të Gündogan në pjesën e dytë, ishte vetë tabloja e dëshpërimit.

“Është e trishtueshme, por kjo ka mbaruar tani. Është vërtet e vështirë të përballesh me humbjen. Nuk ka asnjë ngushëllim për momentin. Do të duhet kohë për ta kapërcyer”, shtoi ai.

Sulmuesi i Dortmundit, i cili gjithashtu ishte afër fitimit të finales së Champions League kundër Real Madridit, ka shpjeguar se çfarë ndodhi në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes.

Sipas tij, Joshua Kimmich dhe Toni Kroos kanë folur në dhomën e zhveshjes dhe kanë dhënë fjalë inkurajuese për bashkëlojtarët e tyre.

“Ishin dy fjalime shumë të mira nga dy lojtarë që i vlerësuan gjërat shumë mirë. Nagelsmann gjithashtu foli. U derdhën shumë lot. Ishin të gjitha fjalë të mira, por në fund asgjë nuk të ngushëllon”, tha ai. /vizionplus.tv

Read Entire Article