Një 24-vjeçar nga Kosova është arrestuar për posedim droge dhe kundërshtim ndaj policisë pas tentativës për t’u arratisur gjatë kontrollit të policisë në Torino. Bashkë me të është arrestuar edhe një 23-vjeçar shqiptar, i denoncuar për emigracion të paligjshëm.
I ndaluar në makinë me mbi një kile drogë, ai ka tentuar të arratiset, por është arrestuar nga policia për posedim me qëllim trafikimi dhe rezistencë.
24-vjeçari, i ligjshëm në territor dhe me histori të shkeljeve të kodit rrugor, ka përplasur një postbllok të policisë, në via Bismantov, në zonën e Crocetta. Në makinë ishin dy burra.
Gjatë kontrollit shoferi u shfaq i paduruar. Kështu, ai doli nga makina dhe tentoi të arratisej duke hedhur një zarf ,bi disa lule. I ndjekur, ai u ndalua pas rreth dhjetë metrash. Në çantë u sekuestruan 106 gramë kokainë. U denoncua edhe pasagjeri tjetër, një 23-vjeçar shqiptar, pasi ishte emigrant ilegal. /vizionplus.tv