U kritikua nga tifozët për ndeshjen me Italinë, vjen reagimi nga Hysaj

3 months ago 29
Reklamë

Shqipëria humbi në ndeshjen me Italinë, me rezultatin  2-1.

Edhe pse kombëtarja jonë shënoi që në minutën e parë, kjo nuk ndihmoi që kuqezinjtë të triumfonin.

Kritikat nuk kanë munguar nga tifozat për mbrojtësin Hysaj, kjo pasi në golin e Barales, uli kokën duke lejuar topin të depërtojë dhe të shkojë në rrjetë.

Futbollisti shqiptarë ka reaguar në llogarinë e tij në “Instagram”, ku i kërkon ndjesë të gjithë tifozëve për gabimiin e tij teknik.

 “Ndjej t’i kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptar për gabimin teknik dhe instiktiv që shkaktoi golin e dytë që pësuam. Është e tepërt të specifikoj që ishte pikërisht gabim loje dhe vlerësim i rreme i trajektores”, shkruan Hysaj.

“Kush më njeh e din mirë që do jepja çdo forcë që kam e do beja çdo sakrificë për këtë bluzë, siç kam bere gjithmonë. I pranoj me vetëdije kritikat dhe keqardhjen e tifozëve anë e mbarë, të cilët pa përjashtim i mbaj në zemër”, shtoi ai. /vizionplus.tv

Read Entire Article