“U larguan përmes Morinës”, gazetari: Motrat Berisha kishin si synim t’i shkaktonin dëmtim të përjetshëm Klea Prengës

2 months ago 30

Gazetari Sokol Dema dha disa detaje lidhur me ngjarjen në Kodrën e Diellit në Tiranë një muaj më parë kur motrat Berishaj goditën me gotë në fytyrë blogeren Klea Prenga për arsye xhelozie, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Dema thotë se motrat ikën përmes pikës kufitare të Morinës nga Shqipëria, ndërkohë që kishin si synim ti shkaktonin dëmtim të përjetshëm në fytyrë Prengës.

‘U bë gati një muaj nuk janë lokalizuar akoma nga ana e policisë. Ka dyshime se kanë ikur jashtë vendit përmes pikës kufitare të Morinës, aty nuk ka kontrolle të pasaportave, pastaj aty të krijohet mundësia të shkosh ku të duash. Ngjarja ka qenë shumë e thjeshtë në dukej e zbardhur shumë mirë përmes kamerave të sigurisë. Dy motrat kanë hyrë në ambjentet e lokalit, kanë marrë gota dhe në vetëdije të plotë e kanë qëlluar në pjesën e fytyrës me synimin për ta shpërfytyruar dhe për t’i shkaktuar dëme të përjetshme. Ato dëmtime që duke në fotot që blogerja ka shpërndarë në rrjete sociale më vonë kam përshtypjen se janë shenja që ngelen gjithë jetën. Kanë qenë gota që i kanë marrë në tavolinë. E qëllon nga lart poshtë në pjesën e fytyrës me qëllim. Vendi ku ka ndodhur është një lokal në Kodrën e Dielli dhe njihet si nga më luksoze në kryeqytet. Dhe pjesa e klientelës që e frekuentojnë tregoji një mendjefregizëm të shtuar në këtë aspekt. Për këtë arsye nuk ka patur asnjë reagim për rastin fjalë’, u shpreh gazetari.

Read Entire Article