U mbyt duke peshkuar, gjendet trupi i 65-vjeçari nga Mitrovica

8 months ago 23

Trupi i pajetë i një 65-vjeçari është gjetur në vendin e quajtur “Lisna Bori”, në fshatin Goricë, Ulqin.

Ai rrëshqiti dhe ra në ujërat e lumit Buna më 17 shkurt, teksa ishte duke peshkuar.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 17.12.2023, për shtetasin kosovar H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë, i cili teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht rrëshqiti dhe ra në ujërat e lumit, ju informojmë se si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, në vendin e quajtur “Lisna Bori”, në fshatin Goricë, Ulqin, është gjetur trupi i pajetë i këtij shtetasi”, njofton policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article