U plagos me breshëri plumbash në Lezhë, zbardhet ngjarja! Shpallen në kërkim tre autorët, i plagosuri në pranga për…

6 months ago 7
Reklamë

Një konflikt i disa ditëve më parë dyshohet se u bë shkak i plagosjes me armë të 54-vjeçarit Agron Puka mëngjesin e djeshëm në fshatin Rrilë të Lezhës.

Pasi Puka ka lënë fëmijët në shkollë, është drejtuar në automjetin e tij, ku ka vënë re autorët, njëri prej të cilëve drejtonte mjetin. Të tjerët donin ta dhunonin fizikisht 54-vjeçarin, por ky i fundit ka hyrë në makinë për t’u larguar. Në atë moment, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen, ku tre autorët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Autorët janë Vincens Tuku, 32 vjeç, banues në fshatin Tale, Amarildo Kola, 31 vjeç, banues në fshatin Tale dhe Kevin Ndoka, 18 vjeç banues në Shëngjin.

Gjithashtu u vu në pranga dhe Agron Puka 54 vjeç i cili mbeti i plagosur, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Nga hetimet rezultoi se ka qëlluar në drejtim të tre personave, me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Ai aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

Read Entire Article