U qëllua teksa ecte në këmbë, i plagosuri në Shkodër: Nuk i njoh autorët

5 months ago 22

Ndue Preka mbeti i plagosur mbrëmjen e vonë të së dielës në lagjen “Mark Lula” të qytetit të Shkodrës.

Ai ishte duke lëvizur në këmbë kur u  qëllua me armë zjarri.

I plagosuri u dërgua për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore u shoqërua në komisariat për sqarimin e rrethanave te ngjarjes.

Përpara oficerëve preka tha se nuk e di se kush e qëlloi me armë.

Pritet që policisë t’i vijnë në ndihmë pamjet e kamerave të sigurisë të disa bizneseve në zonë./vizionplus.tv

Read Entire Article