U zhduk në Valbonë para 3 ditësh, ndërpriten kërkimet për turistin lituanez

2 months ago 30

Mbetet mister fati i 34-vjeçarit lituanez, i cili kishte ardhur si turist dhe rezulaton i humbur në Valbonë.

Në ditën e 3-të të kërkimeve, forcat operacionale nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë të turistit.

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Shqipërisë pranoi një thirrje në 7 shtator nga një bujtinë se një klient i saj ka dalë për në majën e Rosit, Valbonë duke lënë të gjitha sendet personale në bujtinë pasi planifikonte të kthehej serish aty por pa mundur, shtetasi lituanezë me iniciale T.K lindur më 1990 ka humbur kontaktet në datën 06.09 tetor.

Në ditën e parë është kryer kontrolli nga ajri dhe toka i zonës përreth majës së Rosit.

Në diten e dytë të operacionit të kërkim shpëtimit në Valbonë u krye kontrolli i një territori më të gjerë për turistin me shtetësi Lituaneze i cili ka humbur kontaktet tashmë prej më shumë se 72 orësh, operacion në të cilin janë perfshirë skuadrat e Shërbimit të Kërkim Shpëtimit Malor të Shqipërisë, Shërbimit të Kërkim Shpëtimit të Kosovës, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, banorët e zonës etj.

Edhe pas kërkimeve të fundit nuk është gjetur asnjë shenjë nga turisti, operacioni i kërkim shpëtimit është ndërprerë deri në një informacion të dytë.

Policia ka përsëritur thirrjen që nëse e keni hasur diku apo keni ndonjë informacion të kontaktoni me policinë e shtetit.

Read Entire Article