“Udhëtime e koncerte me paratë e shtetit”/ Skandali i ministrit të Kulturës, e dashura publikon ‘faktet’! Meloni nuk pranon dorëheqjen e Sangiulianos

2 months ago 25

Ministri i Kulturës në Itali, Gennaro Sangiuliano është kthyer në temën e nxehtë të ditës pas daljes në dritë të marrëdhënies së tij jashtëmartesore me Maria Rosaria Boccia, një personazh i njohur në rrjetet sociale në vendin fqinj.

La Stampa publikoi një intervistë me gruan e kthyer në protagonisten e një çështjeje që tashmë ka marrë ngjyrime politike. Kjo ishte intervista e parë e saj që kur një gazetë vendase publikoi në 26 gusht publikoi një foto ku ajo falënderonte Sangiulianon për emërimin si “Këshilltare i Ministrit për Ngjarjet e Rënda”.

Pas postimit, vërshuan në media raportime të ndryshme për një mohim të këtij faktit nga ana e ministrisë. Që atëherë, Boccia ka publikuar vazhdimisht foto e pamje për të vërtetuar përfshirjen e saj në aktivitetet institucionale të ministrisë, duke bërë që çështja t`i ngjasojë gjithmonë e më shumë një skandali politik.

Kjo e detyroi Sangiulianon vetë të ndërhynte duke dhënë një intervistë në Tg1 ku pranonte lidhjen me Boccia-n, por sqaroi se asnjë nga shpenzimet e udhëtimeve me të nuk ishin mbuluar nga buxheti i qeverisë dhe paratë publike, por personale. Ai shtoi gjithashtu se i kishte paraqitur dorëheqjen kryeministrit Giorgia Meloni, e cila u refuzua. 41-vjeçarja ka publikuar disa dokumente, që sipas saj tregojnë se ka punuar si këshilltare e ministrit italian dhe ka marrë pjesë në udhëtime të shumta pune.

Ajo shkoi më tej me pretendimet se disa njerëz e kanë shantazhuar ministrin për përfitimet e marra prej saj. Vetë stafi i Sangiuliano njoftoi “një takim me avokatët për të vlerësuar paraqitjen e një ankese në Prokurori”.

/a.r

Read Entire Article