“Ukraina është më afër NATO-s”, Stoltenberg: Anëtarësimi në aleancë është i pashmangshëm

8 months ago 22

Ukraina tani është më afër NATO-s se kurrë më parë dhe është vetëm çështje kohe përpara se vendi të bashkohet me aleancës. Ky është parashikimi i sekretarit të  përgjithshëm Jens Stoltenberg.

“Presidenti Putin e filloi këtë luftë sepse donte të mbyllte dyert për NATO-n dhe t’i hiqte të drejtën Ukrainës për të zgjedhur rrugën e saj. Por ai arriti pikërisht të kundërtën. Ukraina tani është më afër NATO-s se kurrë më parë. Ukraina do t’i bashkohet NATO-s, nuk është çështje ‘nëse’, por çështje ‘kur’”

Stoltenberg theksoi se NATO po përpiqet qe Ukraina te avancoj drejt kësaj rruge.

Ne po ndihmojmë për t’i bërë forcat Ukrainës gjithnjë e më të ndërveprueshme me aleatët. Së bashku do të hapim një Qendër të Përbashkët Analize, Trajnimi dhe Edukimi në Poloni. Dhe ne po thellojmë lidhjet tona politike përmes Këshillit NATO-Ukrainë, ku konsultohemi dhe marrim vendime së bashku.

Shefi i aleancës veriatlantike u shpreh se NATO do të qëndrojë e palëkundur me Ukrainën në përballimin e agresionit rus./vizionplus.tv/

Read Entire Article