Ulen sërish interesat në Eurozonë, “kriza e çmimeve” lihet pas krahëve, Euro humbet pikë ndaj dollarit

10 hours ago 24

Për të tretën herë brenda vitit, Banka Qendrore Europiane ka ulur sërish normat e interesit. Norma e depozitave zbret kështu në 3.25 për qind nga 3.5 për qind që ishte duke konfirmuar në këtë mënyrë se “kriza e çmimeve” është lënë prapa krahëve.

“BQE do të vazhdojë të ndjekë një qasje të bazuar në të dhëna, sipas së cilës vendimet përcaktohen herë pas here në çdo mbledhje. Dhe vendimi i marrë është pikërisht një nga këto raste”, tha presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.

Pak pas vendimit të bërë publik nga shefja e Bankës Europiane, Christine Lagarde euro u zhvlerësua me 3 për qind përballë dollarit. E njëjta euro pritet të reflektohet edhe në raport me lekun.

“Zona e euros nuk po shkon drejt një recesioni dhe ne po shkojmë drejt një uljeje të butë”, tha Lagarde.

BQE gjithashtu monitoron me kujdes zhvillimet në dy teatrot e luftës, në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, çmimet e naftës dhe masat stimuluese që po studiohen për ekonominë kineze.

Read Entire Article