Ushtarakja australiane dhe burri i saj akuzohen për spiunazh për Rusinë

4 months ago 21

Një ushtarake australiane dhe bashkëshorti i saj janë arrestuar pasi akuzohen për spiunazh për Rusinë.

Hetuesit thonë se çifti, të dy shtetas australianë, morën materiale të Forcave të Mbrojtjes Australiane (ADF) për t’i ndarë me Moskën, shkruan BBC. 

Megjithatë, policia australiane thotë se “asnjë kompromis i rëndësishëm” i sekreteve ushtarake nuk është identifikuar.

Është hera e parë që ligjet më të rrepta të ndërhyrjes së huaj, të prezantuara nga Australia në 2018, janë përdorur për të ngritur akuza për spiunazh.

Kira Korolev, një ushtarake 40-vjeçare dhe bashkëshorti i saj 62-vjeçar Igor Korolev dolën në Gjykatën e Brisbane të premten. Ata rrezikojnë secili burgim me 15 vite burg.

Shefi i agjencisë së spiunazhit të Australisë, Mike Burgess tha se kërcënimi i vazhdueshëm i spiunazhit është “real”.

“Shumë vende po kërkojnë të vjedhin sekretet e Australisë. Ne nuk mund të jemi naivë dhe nuk mund të jemi të vetëkënaqur.”

“Nëse jeni duke spiunuar në këtë vend, ne po ju kërkojmë”, tha ai./vizionplus.tv

Read Entire Article