Valeri dhe Flori diskutuan së bashku rreth debatit që ndodhi ditën e djeshme mes Çiljetës dhe Glorias.
Valeri u shpreh se ai e kishte të vështirë të ndërhynte pasi i ka të dyja përzemër.
Sipas tij, debati mes tyre ndodhi për shkak të pakënaqësive që kanë lindur, por nuk kanë diskutuar asnjëherë mosmarrëveshjet.
Siç tha Valeri, Çiljeta duhet të jetë ajo që të përpiqet të sheshojë mosmarrëveshjet mes tyre, pasi është më e madhe.
“Isha mes dy zjarreve kur i do shumë njerëz është e vështirë. Nisi diskutimi ose pakënaqësia dhe ato të dyja njihen jashtë dhe e duan njëra-tjetren, dhe prandaj janë të lënduara., Të dyja janë karaktere të forta dhe nuk janë ulur ta diskutojnë. I takon më të madhes të ulet ta diskutojë dhe ia thashë”, tha Valeri. /vizionplus.tv/